JOQ Albania
Home

Angelina e mban peng, Brad i jep ultimatumin: Firmos divorcin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/06/2019 8:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Po bëhen gati tre vite prej kohës kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie dhanë zyrtarisht lajmin e ndarjes së tyre, mirëpo, siç duket, ligjërisht divorci është ende në proces e sipër.

Këtë herë ka qenë Brad ai që i ka dhënë ultimatumin ish-bashkëshortes, për të firmosur dokumentet e ndarjes ligjore.

Aktori 55 vjeçar ka marrë këtë vendim pasi ka frikë se procedurat për divorc mund të zgjasin edhe disa vite të tjera.

Është raportuar se skuadra ligjore e Bradit do të fillojë të shtrëngojë Angelinën, pasi sipas tyre, ajo po zvarrit nënshkrimin e letrave të divorcit.

The Sun ka raportuar se Bradi i ka udhëzuar avokatët e tij që të gjendet një gjykatës, i cili do të imponojë datën përfundimtare të divorcit dhe të vendosë sanksione e gjoba ndaj palëve, në rast se refuzojën të paraqiten.

Edhe pse është munduar të jetë shumë i duruar gjatë procesit të divorcit, çdo gjë e ka një limit për aktorin.

Një burim ka thënë se gjërat janë zvarritur aq shumë, saqë ai nuk mban më. Burimi shton se 55-vjeçari është i lodhur nga ndryshimi i herë pas hershëm i Angelina Jolie dhe nga shtyrja e divorcit për kaq shumë vite.

Thuhet se Jolie vepron në këtë mënyrë, pasi shpreson që aktori të ndryshojë mendjen e të kthehet sërish me të.

Burimi: Mirror |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania