JOQ Albania
Home

E do patjetër një Champions, Buffon pranë firmës me Barcelonën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/06/2019 9:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Po shkon 42-vjeç dhe Gianluiggi Buffon nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur.

Pasi mbylli aventurën me PSG-në, portieri legjendar italian po kërkon një ekip të ri.

Ofertat nga Seria A janë pafund, ku Parma, Breshia, Roma dhe ekipe të tjera e duan në skuadër gardianin e njohur, por ky i fundit do patjetër një ekip pretendent për të fituar Champions League.

Kujtojmë që trofeu i Championsit është i vetmi që mungon në karrierën e Buffon, pasi ka fituar gjithçka tjetër.

Duket se ai shpreson ende se mund të ketë shansin ta provojë këtë ndjesi.

Sipas “Sky Sport”, këtë sezon, Buffon mund të ketë mundësinë e arrtë, pasi një prej ofertave që i kanë mbërritur portierit këto ditë është edhe ajo e Barcelonës.

Me largimin thuajse të sigurt të Cilesen në verë, Barcelonës i duhet një portier i dytë për Ter Shtegen dhe Bufon i është ofruar kjo mundësi. Të shohim a do kryhet ky transferim.

Burimi: Sky Italia| Përshtati: JOQ Albania