JOQ Albania
Home

Transferimi i bujshëm, futbollisti i kombëtares akord me ekipin e Serisë A
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/06/2019 12:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa kombëtarja bëhet gati për ndeshjen eleminatore të Europianit ndaj islandës, një lajm i mirë vjen për mbrojtësin kuqezi, Kastriot Dermaku.

Lojtari shtatlartë, i cili mbylli një sezon fantastik me Cosencën në Serinë B, tashmë ka gjetur ekip të ri.

Në orët e vona të së enjtes, Dermaku ka arritur marrëveshjen me Parmën.

Eksperti i merkatos në Itali, Alfredo Pedula raporton se mbrojtësi kuqezi ka arritur akordin me skuadrën e Serisë A dhe pasi t’i përfundojë zyrtarisht kontrata me Kosencën, do të prezantohet te Parma.

Kontrata e tij aktuale, skadon në fundin e muajit qershor ndërkohë që nga korriku ai mund të bashkohet me Parmën.

Numri i shqiptarëve në Seria A rritet, pasi kemi Thomas Strakoshën, Etrit Berishën, Berat Gjimshitin,Valon Berishën, Riza Durmishajn, Marco Alian dhe tashmë do të kemi dhe Kastriot Dermakun.