JOQ Albania
Home

Messi dhe Ronaldo zbresin poshtë, ja emri suprizë për të fituar “Topin e Artë”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/06/2019 17:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se epoka e Ronaldos dhe Messit për "Topin e Artë" ka përfunduar. Portugezi dhe argjentinasi janë ndalur në nga 5 trofe secili, ndërsa tashmë duket se kanë hapur krahun.

Gjithçka nisi vitin e shkuar, kur fitues u shpall Luka Modric.

Si duket, edhe këtë vit nuk do jetë asnjëri mes Ronaldos dhe Messit, por një emër surprizë.

Kësaj here, kandidatët kryesorë shihen lojtarëtLiverpoolit, kampionit të ri të Europës.

Siç ka bërë të ditur ESPN UK në Instagram, qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, shihet si favorit për të fituar çmimin prestigjioz.

Pas tij renditen Messi, Ronaldo dhe dy shokët e skuadrës së Van Dijk, Mane dhe Salah.

Kjo garë mund të përcaktohet edhe nga ndeshjet e kombëtareve.

Holandezi Van DIjk do të luajë në finalen e Nations League kundër Portugalisë së CR7, ndërsa Messi do të jetë protagonist me Argjentinën në Kupën e Amerikës.