JOQ Albania
Home

‘’Ne duam të jetojmë’’/ Rrëqeth me fjalët pacientja me talasemi dhe tregon se si po u rrezikohet jeta nga neglizhenca
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 07/06/2019 18:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga premtimet që kryeministri Edi Rama ka bërë shpesh është ai për shëndetësinë falas.

Po ashtu ai ka premtuar shumë herë se shërbimi shëndetësor në Shqipëri do të përmirësohet, madje në disa raste ka thënë edhe se kjo gjë është bërë.

Por, një qytetare ka treguar një realitet krejt tjetër për shëndetësinë në Shqipëri. Ajo ka nisur një mesazh pranë redaksisë së JOQ Albania.

Në mesazhin e saj, ajo ka treguar për një rast që ka ndodhur sot në qendrën e Hemoglobinopative, që ndodhet tek Pediatria në Spitalin Nënë Tereza në Tiranës.

Sipas asaj që ka shkruar qytetarja në këtë qendër nga e hëna në të premte vijnë pacientë që kryejnë rregullisht transfuzion gjaku.

Më tej ajo shkruan se vetëm gjatë ditës së sotme ka pasur tre pacientë me reaksion nga gjaku dhe kur mjekët e tyre kontaktojnë me bankën e gjakut në Laprakë, ato thonë që nuk është përgjegjësi e tyre.

Ndër të tjera ajo shkruan se me protokoll mjekësor është se për pacientët me Talasemi gjaku nuk duhet të jetë më i vjetër se 8 dite që nga marrja e tij, por kjo gjë nuk ndodh sepse sipas saj gjaku që shkon është deri në 14 ditor.

Po ashtu në mesazhin e saj ajo i drejtohet ministres së Shëndetësisë duke i thënë se ajo nuk duhet të japë vetëm premtime dhe deklarata të kota.

Gjithashtu ajo shkruan se vetëm para një jave një mikeshë e tyre u nda nga jeta për shkak të neglizhencës se instancave shtetërore për kujdesin e pacienteve.

Qytetarja në fjalë tregon se edhe ajo vetë është paciente dhe si ajo dhe pacientët e tjerë duan vetëm të jetojnë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ, deshiroj tju informoj per nje rast qe ka ndodhur sot ne qendren e Hemoglobinopative qe ndodhet te Pediatria ne Spitalin Nene Tereza ne Tirane. Ketu nga e hena deri te premten vijne cdo dite paciente qe kryejne rregullisht transfuzion gjaku ( vetem mase eritrocitare). Sot ka patur 3 paciente me reaksion nga gjaku dhe kur mjeket tona kontaktojne me banken e gjakut ne laprake ato thone qe nuk eshte pergjegjesi e jona. Brenda nje jave eshte rasti i dyte me reaksion nga gjaku. Sot jane marre kampion nga njesit e gjakut qe ju vendosen pacienteve per tu ekzaminuar. Te shikojme nese do japin nje pergjigje te sakte. Rasti i dyte qe doja te denoncoja eshte sepse me protokoll mjekesor per pacientet me Talasemi gjaku nuk duhet te jete me i vjeter se 8 dite qe nga marrja e tij. Po behet gati nje muaj dhe eshte dicka qe perseritet shpesh pavaresisht kerkeses dhe ankesave te mjekeve hematologe, qe gjaku vjen nga 9 deri ne 11,12,13,14 ditor. Ky gjak ne pacientet me semundje te tjera te gjakut mund te jete efektiv por ne pacientet me Talasemi jo sepse duhet mase eritrocitare e marre nga gjak sa me i fresket! Cfare ben zonja Ministre e Shendetesise? Vetem del dhe jep deklarata dhe premtime te kota! Para nje jave nje paciente, mikeshe e jona u nda nga jeta pikerisht prej neglizhences se instancave shteterore per kujdesin e pacienteve, ne duam te jetojme, kudo ne bote meqense mjekihen dhe trajtohen sic duhen pacientet me Talasemi bejne nje jete normale dhe kane jetegjatesi! Para nje viti nga autoriteti i barnave ne bashkepunim me Ministrin e Shendetesise per ne u vendos qe te ndryshoheshin medikamentet qe bejne te mundur eleminimin e hekurit ne organizem. Medikamentet qe u futen nuk merret vesh ku jane prodhuar, por thjesht kane pare qe principi aktiv eshte i njejte. Keto medikamente po perdoren prej nje viti nga pacientet dhe pervec efekteve anesore, nuk po japin rezultat ne eleminimin e hekurit te tepert ne organizem. Per te gjitha keto mund te beni verifikimet e duhura prane mjekeve apo duke pyetur edhe pacientet e tjere. Mjeket ne fakt ndodhen edhe ne presionin e Ministris se Shendetesise. Nuk mund te pranojme qe per te arritur “kosto -efektivitet” me jeten tone te behen lojera dhe eksperimente! Nuk dime ku te gjejme zgjidhje!’’