JOQ Albania
Home

Veterani “gjuan” Melanie në sy të Trump: Eh, të isha më i ri
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/06/2019 19:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një veteran amerikan ka treguar se nuk e njeh turpin dhe ia ka thënë në sy Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se po të ishte disa vite më i ri, do të kishte provuar fatin me gruan e tij.

Lideri amerikan po takohej me disa veteranë gjatë një ceremonie të veçantë të mbajtur në kuadër të ditës së veteranëve në “tokën e ëndrrave”.

93-vjeçari Thomas Cuthbert nuk u vetëpërmbajt aspak, por ia lejoi vetes një shaka të lezeçme me Presidentin, për Melania bukuroshen, e cila duket se e ka magjepsur me sharmin e saj.

Duke qeshur, Trump ia ktheu se është nder për të që një hero lufte i thotë këto fjalë.

Madje, ai shtoi se me siguri do t’ia kishte dalë mbanë për të joshur Melanien.

Burimi: LadBible|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania