JOQ Albania
Home

Punën e ëndrrave e ofron ky resort në Maldive, nxitoni të aplikoni
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/06/2019 20:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vera është duke ardhur dhe të gjithë duam të bëjmë pushime, por pa dyshim, pikë së pari, për të realizuar ëndrrat tona, duhet të kemi hequr ca para mënjanë, e për këtë, duhet të kemi punuar më parë.

Por kush e ka qejf punën? E sidomos, nëse keni një punë monotone dhe të mërzitshme, me siguri do të josheni nga oferta që ky resort në Maldive u bën të gjithë njerëzve anë e mbanë botës.

Marine Turtle Rescue Sanctuary po kërkon një punonjës për t’u kujdesur për breshkat e detit. Puna që duhet të bëjë kandidati, nuk është dhe aq e vështirë, e mbase, ku i dihet, ti që po e lexon tani këtë artkull, mund të jesh njeriu i duhur për t’u punësuar në këtë vend parajsor.

Personi duhet:

Të ushqejë breshkat

Të pastrojë vendin ku rrinë breshkat

Të kujdeset për breshkat dhe të mund të realizojë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, në rast se do të duhet.

Të marrë pjesë në misionet e shpëtimit të breshkave, nëse ato janë në rrezik.

Të asistojë në rehabilitimin e breshkave dhe kthimin e tyre në oqean.

Të ndërveprojë me vizitorët dhe t’u japë atyre informacione në lidhje me breshkat e detit.

Të udhëheqë prezantimin e Olive Ridley Project çddo mbrëmjgjishë

Të publikojë në platforma të ndryshme sociale të Olive Ridley Project risitë e çdo dite.

Por ka një problem, kjo punë nuk paguhet! Ama, mund të bëni ca pushime të mira, falas, në një vend të magjishëm.

Burimi: Metro |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania