JOQ Albania
Home

‘’As për hekur s’ka vlerë e jo më për egzaminime’’/ Pamje që tregojnë gjendjen reale të aparaturave mjekësore në Shqipëri
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 07/06/2019 20:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga premtimet që kryeministri Edi Rama ka bërë shumë shpesh është shëndetësia falas dhe se kushtet dhe shërbimet në spitale në Shqipëri do të përmirësoheshin.

Madje në disa raste Rama ka thënë se kjo gjë ka ndodhur. Por disa foto që një qytetar ka nisur në redaksinë e JOQ Albania tregojnë një realitet krejt ndryshe.

Krahas fotove që qytetari ka nisur tregohet se në sallën ku bëhen grafitë në qytetin e Elbasanit, as qeni nuk rri.

Po ashtu në mesazhin e tij, ai shprehet se salla ku bëhen grafitë nuk ka as derë dhe se aparaturat që janë aty mund  të kenë minimumi 30 vite që janë në punë dhe nuk kanë vlerë, as për hekura dhe jo më të kryer ekzaminime.

Më poshtë po ju sjellim edhe fotot që flasin më shumë se 1000 fjalë, për të treguar se me çfarë shërbimi mjekësor përballen pacientët shqiptarë.

Pamjet që tregohen në foto janë të tmerrshme, aq sa mund të thuhet se edhe në mesjetë spitalet kanë pasur kushte më të mira shërbimi.

Mesazhi i plotë:

Kjo esht grafia ke spitali Elbasanit, qe as qeni nuk rri aty. Nuk ka as der asgjë. Edhe thot ministrja qe mjeksia po lulëzon. Kjo aparatura mund tket minimumi 30 vjet npunAs per hekur nuk ka vler jo me per egazminime."