JOQ Albania
Home

Skandali para ndeshjes, trajneri i Malit të Zi dhe dy lojtarë refuzuan të luanin ndaj Kosovës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/06/2019 21:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës e cila ka startuar prej orës 20:45, njolloset nga një skandal i rëndë që ka shpërthyer pak orë para zhvillimit të saj në Podgoricë.

Trajneri serb që drejton Malin e Zi, Ljubisha Tumbakoviç, si dhe dy lojtarë të kësaj përfaqësueseje kanë refuzuar që të zbresin sot në fushë përballë Kosovës duke braktisur ndeshjen e sotme, shkruan "Vipsport.al".

Trajneri serb së bashku me dy futbollistët e Crvena Zvezda dhe me origjinë serbe, Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç, nuk janë aktualisht pjesë e kësaj ndeshje pasi janë përballur me një presion të papërballueshëm politik dhe nga tifozët në Beograd të cilët i kanë kërcënuar.

Sipas informacioneve, trajneri vendosi para ndeshjes të largohet nga drejtimi i përfaqësueses pasi nuk  përballoi dot një trysni të tillë, aq më tepër që do të zhvillohet një ndeshje në Kosovë pas disa muajsh.

Skuadra e Malit të Zi po drejtohet aktualisht nga asistentët malazezë Miodrag Gjugjobiç dhe Dragoje Lekoviç, pasi edhe krahu i djathtë i Tumbakoviç, Sasha Jankoviç, ka ndjekur rrugën e trajnerit.