JOQ Albania
Home

Adoleshentja shkon në spital me dhimbje barku, mjekët zbulojnë 100 forma sferike “misterioze” brenda saj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/06/2019 10:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët në Kinë kanë mbetur pa fjalë nga ajo që kanë gjetur në trupin e një adoleshenteje që u paraqit me dhimbje barku.

14-vjeçarja në fjalë kishte disa ditë që nuk dilte jashtë, nuk ushqehej dhe kishte dhimbje serioze barku.

Si fillim mjekët nuk po e shpjegonin dot rastin por, pasi e ekzaminuan me skaner, ata zbuluan plot 100 sfera të vogla të patretura brenda zorrëve të saj.

“Sferat” në këtë rast kishin qenë disa ‘perla’ që përdoren për përgatitjen e një lloj çaji në Tajvan.

Ky çaj ka në përbërjen e tij një lloj çaji, qumësht, sheqer, perlat boba si dhe disa përbërës të tjerë.

AsiaOne raporton se prindërit e dërgua vajzën në spital më 28 maj pasi adoleshentja ishte ankuar për dhimbje barku dhe probleme me daljen jashtë.

Duke pasur frikë të tregonte të vërtetën, adoleshentja tha fillimisht që thjesht kishte pirë një gotë çaj para pesë ditëve.

Por, mjeku që e trajtoi dyshon se ajo po fsheh të vërtetën dhe se ka gëlltitur një sasi të konsiderueshme perlash për një periudhë të gjatë kohore.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania