JOQ Albania
Home

Reja pas ndeshjes: Na u mohua një penallti, ja pse jam i inatosur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/06/2019 17:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Konbëtarja shqiptare u mund sot 1-0 nga Islanda, ndeshje e vlefshme për eleminaoret e Europianit "Euro 2020".

Pas ndeshjes trajneri i përfaqësues shqiptare Edi Reja, ka deklaruar se është i kënaqur me paraqitjen e ekipit, por jo me rezultatin.

Në RTSH ai deklaroi se ishte i inatosur pasi Shqipërisë iu mohua një penallti. Sipas Rejës, ekipi bëri më të mirën e mundshme në këtë sfidë, por nuk kishte fatin me vete.

Italiani u shpreh:

Nuk e meritonim të humbnim ndeshjen, në pjesën e parë bëmë mirë, sidomos në 20 minutat e para. Luajtëm më mirë ne. Në pjesën e dytë u munduam të krijonim, kishim 2 raste, nuk i finalizuam, mendoj se mentaliteti ishte i duhur, kush e fillon mirë është në gjysmë të rrugës. Sigurisht, nuk jam i kënaqur me rezultatin por jam i kënaqur me paraqitjen. Jam i inatosur gjithashtu, se të gjuajtja e Hysajt ishte mundësia e një penalltie të dukshme, por arbitri nuk e dha. U mundova të ndryshoja ritmin me Kaçen, se është më i shpejti që kemi, që të gjente zgjidhje individuale. Por kemi krijuar edhe në të dytën, nga fundi kishim dy raste e nuk konkretizuam".