JOQ Albania
Home

”Nuk vemi në punë”/ I dështon propaganda Veliajt, zbulohet se si i mbush plot sallat ku zhvillon mitingjet
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 08/06/2019 18:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit na ndajnë shumë pak ditë.

Ndaj prej disa kohësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka nisur fushatën e tij elektorale për të fituar një mandat të dytë.

Siç mund të keni parë edhe në kronika televizive disa prej sallave ku Veliaj ka zhvilluar takimet e tij elektorale kanë qenë plot.

Por a kanë qenë personat që ka mbushur sallat simpatizantë, ku Veliaj zhvillonte takimet dhe mitingjet e tij elektorale?

Kjo është një pyetje që lind natyrshëm. Lidhur me këtë gjë, një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe thotë se në takimet elektorale të Veliajt shkojnë punonjësit e administratës së bashkisë.

Ai shkruan në mesazhin tij:

Përshëndetje JOQ! Doja t’i tregoja popullit se si çdo ditë merret administrata e bashkisë nga puna dhe shkojnë në takimet elektorale të Veliajt. Kemi kaq ditë që nuk vemi në punë që të na marrin tek mitingu i lali Erit.  Tani po i çon shefi E.B. në Shëngjergj për pjesëmarrje, dje ishim në Kombinat, pardje tek shkolla "1 maj". Flasin për bashkinë sikur janë banorë dhe janë të kënaqur.  Në FB duhet t’i bëjmë like lali Erit, dhe PS-së. Gjysma janë të FRESSHI-it,  që bëjnë like. Dhe këtë vit janë punësuar shumë veta që janë ose kanë qenë koordinator tek PS-ja."

Krahas mesazhit të tij, ai ka nisur edhe disa foto që i vërtetojnë fjalët që ka shkruar. Pyetjet që lindin, pas gjithë kësaj janë:  

A është kjo propagandë e pastër dhe e ulët? A është e drejtë dhe etike kjo? A mund të pretendohet se ka demokraci në Shqipëri dhe a janë të lirë punonjësit e administratës?

Përgjigjet  për të gjitha këto ju takojnë juve.