JOQ Albania
Home

Historia tronditëse/ Valbona Selimllari tregon që tentuan të abuzonin me të: Më dolën dy djem, më qëlluan me grusht
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/06/2019 23:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Valbona Selimllari ka treguar sot gjatë një interviste me Ermal Mamaqin se dikur kanë tentuar që ta përdhunonin.

Sipas asaj që tregoi ish Miss Shqipëria, incidenti në fjalë ka ndodhur në vitin 1997.

Ajo tregoi se rrugën ia zunë dy djem, të cilët e pyetën për emrin, por pasi ajo tentoi të bënte rezistencë, një prej tyre e qëlloi me grusht.

Rrëfimi vazhdon më tej:

Unë kam jetuar në kohën kur kishte shumë trazira në Tiranë, nga vitet ‘94 në ’97 ka pasur situata të tmerrshme. Shpeshherë dilnin djemtë në rrugë dhe ngacmonin vajzat. Kanë ndodhur përdhunime, vjedhje dhe raste të dhimbshme. Më ka ndodhur dhe mua. Kthehesha nga teatri në ’97 dhe para se të futesha në shtëpi në rrugë më dalin dy djem. Njëri nga ata më pyeti si e ke emrin. Ç’të duhet emri im ty i thashë. Më qëlloi me grusht dhe mu errën sytë.”

Por, moderatorja shtoi se për fat të mirë ajo ka qenë edhe gjimnaste dhe se krahët i ka shumë të fuqishëm. Në këtë mënyrë ajo pati mundësi të mbronte veten.

Valbona tregon më tej:

U përmenda dhe e lashë të më çonte deri te cepi i pallatit. Se ai nuk donte ta bënte në rrugë atë gjë që kishte ndërmend të bënte. I thashë që të ka qëlluar me njeriun e gabuar dhe nuk mbaj mend si e rraha, por di që e vura poshtë këmbëve të mia, gjurin mbi kurriz dhe e mbaja nga krahët që të mos ikte. Në një moment dëgjova që kishte njerëz dhe shkëputa vëmendjen. Ai gjeti rast dhe iku. Më mbeti xhupi dhe çelësat e tij në dorë. E kam pritur fshehur tek shkalla deri në 3 të natës me idenë që do kthehet të marrë çelësat. Por për fatin e tij të mirë nuk u kthye, ndryshe do kishte ngrënë një dru tjetër dhe do kishte qenë në burg.”