JOQ Albania
Home

Incidenti në ndeshjen Greqi-Itali, futbollisti plas në tokë djaloshin që mbledh topat
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/06/2019 9:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një incident i shëmtuar ndodhi mbrëmjen e djeshme në sfidën mes Greqisë dhe Italisë.

Sfida zhvillohej në stadiumin olimpik të Athinës dhe ishte e vlefshme për kualifikueset e Europianit "Euro 2020".

Gjatë pjesës së parë, futbollisti italian, Nikolo Barela bëri padashje një gjest të shëmtuar.

Pas një topi të dalë në fundore, në nerva e sipër godet sërish topin, por si duket nuk i kishte bërë mirë llogaritë.

Topo përfundoi në fytyrën e një prej djemve që kapin topat, dhe ky i fundit rrëzohet në tokë.

Italiani e vuri re menjëherë çfarë kishte bërë dhe kapërceu reklamat, kur shkoi duke i kërkuar ndjesë dhe duke parë nëse ishte dëmtuar.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit: