JOQ Albania
Home

Fotoja me delet bën xhiron e rrjetit, pronari i Fiatit të vjetër tregon ç’po ndodh me to
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/06/2019 12:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo foto është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. Në të duket një makinë e vogël tip Fiat, në bagazhin e së cilës udhëtojnë të vëna si mos më keq, disa dele.

Fotoja është bërë në Pavarolo, Itali. Për drejtuesin e automjetiti, i cili, sipas mediave italiane është një bari i zonës, ky veprim është diçka normale, por për shumë persona të tjerë ka ngjallur debate.

Kanë qenë njerëzit që mbrojnë të drejtat e kafshëve, ata që kanë denoncuar rastin dhe kanë ngritur alarmin në organet kompetente.

Kështu, janë sinjalizuar karabinierët, të cilët kanë arritur të kontaktojnë me burrin.

Ai ka thënë:

Nuk dija si të transportoja delet, ndaj përdora makinën".

Burri akuzohet për keqtrajtim kafshësh.

Burimi: TGcom |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania