JOQ Albania
Home

Gjithçka gati për finalen e Ligës së Kombeve, Holanda dhe Portugalia duan trofeun
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/06/2019 20:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Portugalia pret sonte në “El Dragao” tulipanët e Holandës në finalen e parë të madhe në histori, "Liga e Kombeve". Në një super atmosferë, gjithçka duket gati dhe ndeshja starton prej orës 20:45.

Të besuarit e Santosit kërkojnë të marrin trofeun e dytë pas fitores së Europianit në vitin 2016, por nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj holandezëve.

Sa i përket formacioneve zyrtare, Santos nuk ka preferuar që të bëjë surpriza ku Kristiano Ronaldo udhëheq luzitanët ndërkohë që nga ana tjetër janë disa nga lojtarët më në formë të momentit dhe më të kërkuarit në Europë.

Van Dijk, De Ligt dhe De Jong janë yjet që synojnë të mposhtin kampionët.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Patrisio, Guerreiro, Fonte, Dias, Semedo, Fernandes, Karvaljo, Pereira, Silva, Guedes, Ronaldo.
Trajner. Fernando Santos

Holanda: Silesen, Damfries, De Ligt, Van Dijk, Blind, De Run, De Jong, Vijnaldum, Berguin, Dipei, Babel.
Trajner. Ronald Koman