JOQ Albania
Home

E bujshme/ Mourinho mund të drejtojë ekipin modest nga Premier League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/06/2019 21:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas shkarkimit nga stoli i Manchester United, Jose Mourinho ka mbetur pa punë, por duket se jo dhe për shumë kohë.

Trajneri portugez mund të rikthehet sërish në Premier League, por kësaj here te një ekip jo i madh në emër.

Bëhet fjalë për Newcastle, klub i cili po ndryshon pronarët dhe po bëhet gati për investime të mëdha.

Sheiku Zayed Al Nehayan ka bërë një ofertë prej 350 milionë euro për të marrë klubin anglez nën pronësinë e tij.

Ai ka treguar objektivat e tij dhe ajo që bie në sy është së ai do të tentojë pikërisht Mourinhon për t’i besuar stolin e ekipit.

56-vjeçari besohet se do ta pranojë ofertën e tij sepse edhe në një intervistë ai u shpreh se është në kërkim të një skuadre me projekt ambicioz.

Priten zhvillime të reja…

Burimi: Metro| Përshtati: JOQ Albania