JOQ Albania
Home

Sorollatje dhe furçë tualeti në vend të mikrofonit, Turqisë i bëjnë “zbor” në Islandë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/06/2019 17:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Turqia ka zbarkuar sot në Islandë, pasi nesër do të përballet me këtë ekip ndeshjen kualifikuese për Europianin "Euro 2020".

Udhëtimi i kombëtares turke drejt islandës ka qenë një ‘ferr’ i vërtetë.

Skuadra ka mbetur e bllokuar për të paktën tre orë pas zbritjes në aeroport për kontrollet e pasaportave, ndërsa bagazhet e lojtarëve janë hapur dhe kontrolluar për motive të paqartësuara sigurie.

Sikur mos mjaftonte kjo, situatën e ka rënduar edhe gjesti i një gazetari fals i cili i ka afruar në fytyrë kapitenit turk, Emre Belozoglu një furcë tualeti, si të ishte një mikrofon.

Këto episode të shëmtuara kanë indinjuar jo pak kombëtaren turke, madje edhe zyrtarë të qeverisë.

Mësohet se Turqia i ka dorëzuar notë diplomatike Islandës në shenjë reagimi ndaj trajtimit. Ndërkohë ambasadori i Turqisë në Oslo, Fazli Çorman është nisur drejt Islandës, për të siguruar marrjen e masave të nevojshme.