JOQ Albania
Home

Panik gjatë ndeshjes me Bullgarinë, zyrtari i Kosovës pëson atak në zemër
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/06/2019 22:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Po luhet në këto momente në Sofje ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës e vlefshme për eleminatoret e Europianit 2020.

Para fillimit të ndeshjes ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Zv.presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviç, ka pësuar një atak kardiak, duke u shtrirë në shkallët e tribunës ku po qëndronte.

Siç shkruan “gazeta olle”, në ndihmë të tij, ka ardhur Bekim Haxhiu, ish-zv/presidenti i FFK-së, që me profesion është mjek.

Ai është dërguar me urgjencë në një nga spitalet e Sofjes, dhe flitet se gjendja e tij është më stabël, por ende nuk dihet nëse e ka kaluar rrezikun për jetën.