JOQ Albania
Home

Rritet numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/06/2019 10:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vitet e fundit numri i shqiptarëve që duan të largohen nga vendi është shtuar në masë.

Ky fenomen aspak pozitiv për vendin tonë ka shënuar rritje edhe gjatë muajve të parë të vitit 2019. Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së është shtuar ndjeshëm.

Shqipëria renditet pas Venezuelës dhe Kolumbisë për numrin e shtetasve që kërkojnë azil. Sipas të dhënave të publikuara mësohet se gjatë muajve të parë të 2019 kanë kërkuar azil 206.500 persona në krahasim me 179.000 persona në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Këto të dhëna janë publikuar nga  autoriteti evropian i azilit, EASO. Për autoritet e huaja është e kuptueshme se përse shumë persona nga Venezuela kërkojnë azil.

Kujtojmë këtu se Venezuela e goditur rëndë nga kriza ekonomike dhe renditet pas Sirisë dhe para Afganistanit ndër vendet kryesore nga vijnë azilkërkues që kërkojnë ndihmë.

Ndërsa kushtet që po u shtyjnë shqiptarët drejt largimit nga vendi me çdo kusht janë niveli i lartë i papunësisë dhe kostot e larta të jetesës.