JOQ Albania
Home

Humbi pa lënë gjurmë, zbulohet ku është fshehur piktura më e kushtueshme në histori
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/06/2019 10:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Piktura më e shtrenjtë në histori, "Salvador Mundi", humbi në mënyrë të mistershme dhe nuk u morr vesh se kush e bleu, pasi u shit në ankand në New York, në vitin 2017.

Së fundmi është marrë vesh se ajo ka përfunduar në një super jaht. Sipas sajtit Artnet.com, piktura, e cila i atribuohet Leonardo da Vincit, duket se është blerë nga princi saudit Mohammed bin Salman.

Një tjetër princ saudit, Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud, ka blerë pikturën për hesap të Salman kundrejt shifrës stratosferike prej 450 milionë dollarë.

Jahti i miliarderit ndodhej në fund të muajit maj në Detin e Kuq, në Sharm El Sheikh, sipas informacioneve të Bloomberg.

Sipas ArtNet, "Salvator Mundi" do të qëndrojë në bordin e jahtit "Serene" deri në inagurimin e një muzeu të ri, që arabët duan ta bëjnë në rajonin Al Ula.

Projekti është ende në fazën fillestare.

Burimi: TgCom24 |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania