JOQ Albania
Home

Tani është zyrtare, “Zorro” bëhet trajneri i ri i Romës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/06/2019 10:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ashtu siç pritej ndodhi: Paulo Fonseka nga dita e sotme është trajneri i ri i Romës dhe do të drejtojë verdhekuqtë për dy vitet e ardhshme me opsion zgjatjen e kësaj marrëveshje për vitin e tretë.

Roma i ka paguar rreth 2 milionë euro Shakhtarit të Doneskut për ta lënë të lirë teknikun, i cili do të fitojë 2,5 milionë euro në vit nga kontrata e nënshkruar me klubin verdhekuq.

Fonseka ka marrë nofkën “Zorro” për shkak të një episodi të veçantë në Ligën e Kampioneve në vitin 2017.

Ai premtoi se do të vishej si personazhi i famshëm televiziv nëse Shakhtari do të kalonte fazën në grupe.

Dhe, pas fitores 2-1 asokohe ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolës, mbajti premtimin e tij duke u paraqitur në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe për intervistat me maskën e zezë në fytyrë.

Pas zyrtarizimit në krye të Romës, ai u shpreh:

Jam shumë i lumtur që u emërova si trajneri i ri i Romës dhe dua të falënderoj drejtuesit e klubit për mundësinë që më kanë dhënë. Jam entuziast dhe i motivuar nga sfida që na pret dhe pres me padurim të transferohem në Romë, të takoj tifozët tanë dhe të filloj të punoj. Mendoj se bashkë mund të krijojmë diçka speciale”.