JOQ Albania
Home

Kush është afro-amerikani i fiksuar me Shqipërinë? Pëlqen këngët me çifteli dhe kërcen valle shqiptare
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/06/2019 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duke promovuar simbolet shqiptare në paradën e flaktë në Times Square, New York ra në sy një “patriot” i veçantë.

Një djalë i ri me ngjyrë, i cili kishte mësuar përmendësh vargjet e një kënge shqiptare dhe i këndonte ato me pasion, është fiksuar nga kamerat në mes të festës.

Me siguri djali do të ketë qenë në festë për të mbështetur miqtë e tij shqiptarë dhe nuk ka patur asnjë dallim nga turma, pasi ishte i përfshirë emocionalisht në paradën e një kombi të vogël shqiponjash në New York.

Është mësuar se ky i ri afro-amerikan i apasionuar pas vendit tonë i ka vënë vetes emër shqiptar.

I riu quhet Clayvion Winn dhe është i fiksuar me kulturën dhe traditat shqiptare.

Ai vishet kuq e zi, di të flasë shqip, pëlqen këngët me çifteli si dhe kërcen valle shqiptare. Ushqimi tradicional shqiptar i preferuar i tij është byreku.