JOQ Albania
Home

Fotoja e tij është bërë virale/ Ja përse ky është gjarpri më i veçantë në botë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/06/2019 15:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fotografia e një gjarpri e shkrepur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bërë virale në rrjet.

Në fakt është shumë e vështirë të fotografosh gjarpërinjtë, pasi ata lëvizin shumë shpejt dhe njëkohësisht është edhe shumë e rrezikshme.

Por, personi që ka fotografuar këtë gjarpër ka qenë shumë me fat. Fotografia që ai ka shkrepur ka lënë të habitur me mijëra njerëz në mbarë botën.

E themi këtë pasi gjarpri i fotografuar ka disa shenja në fytyrën e tij, që e bëjnë të duket sikur ka mustaqe dhe syze dielli.

E pikërisht kjo është edhe arsyeja që fotoja e këtij gjarpri është bërë kaq virale. Ajo po shpërndahet me përshkrimin:

A keni parë ndonjëherë gjarpër me syze dielli?”

E si përfundim mund të thuhet se ndoshta ky është gjarpri më i veçantë në botë.