JOQ Albania
Home

Studimi: Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse ju zë gjumi me televizorin ndezur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/06/2019 18:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fjetja me televizorin ose dritat ndezur mund të çojë në obezitet. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi.

Shkak i shtimit mendohet të jetë ndryshimi ose çrregullimi i orës biologjike.

Sipas këtij studimi, personat që ekspozohen ndaj dritave artificiale të çdo lloji gjatë darkave kanë 17 për qind më shumë shanse që të shtojnë peshë.

Në kuadër të këtij kërkimi janë vëzhguar për 5 vite disa gra, dhe rezulton se ato që flinin gjumë me dritat ndezur kishin shtuar më shumë se 5 kg.

Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh pasi çrregullohet gjumi, gjë që ndikon në balancën e hormoneve dhe rrjedhimisht njerëzit shkojnë drejt ushqimeve me më shumë kalori.

Studimi u krye nga Instituti Kombëtar i Shkencave Mjedisore dhe Shëndetësore në Karolinën e Veriut dhe në të kanë marrë pjesë rreth 44,000 femra.

Gratë që u përfshinë në këtë eksperiment nuk kishin histori të mëparshme të kancerit apo sëmundjeve kardiovaskulare.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania