JOQ Albania
Home

“E ruan edhe policia”/ Deputeti i Ramës shkel ligjin me të dyja këmbët, parkon super mjetin te vijat e bardha
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Partia Socialiste ka nisur fuqishëm fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Socialistët nuk duan t’ja dinë për protestat e opozitës, apo për dekretin e Metës.

Kujtojmë se së fundmi dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë socialistët ditën e sotme kanë ndaluar në Gramsh. Kandidati i besuar i Ramës për garën e Gramshit është Klodian Taçe.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, si dhe deputeti socialist, Anastas Angjeli. Ky i fundit mesa duket ka vendosur që të shkelë ligjin, pa e vrarë mendjen fare. Një qytetar ka dërguar disa foto të makinës që pretendon se është e Angjelit, e cila është e parkuar në vijat e bardha.

Sikur të mos mjaftonte kjo, afër vendit ku është parkuar makina ndodhen edhe dy policë. Kjo situatë nuk i ka shqetësuar aspak policët, të cilët "mbyllin sytë" përpara kësaj shkeljeje.

Kjo tregon edhe njëherë paprekshmërinë që u ka siguruar Rama socialistëve, të cilët mund të bëjnë çfarë të duan në qytet. Në rast se në vend të makinës së Angjelit do të kishte qenë një makinë tjetër dhe jo kaq luksoze, me shumë mundësi do të ishte ngritur në karrotrec dhe drejtuesi i saj do të përballej me një gjobë të majme.

Por në rastin tonë është makina e Angjelit, i cili nuk ka pse ta vrasë mendjen pse ka parkuar gabim. Ndërkohë denoncuesi ka shtuar më tej, se policët po ruajnë makinën e Angjelit.

Mesazhi për JOQ Albania

Makina e Anastas Angjelit parkuar te vizat e bardha Ka ardh per fushat E tij eshte Shife dhe ne foto e ruan dhe policia