JOQ Albania
Home

Reja: Do hynim në frikë, ja pse e lashë jashtë Taulant Xhakën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/06/2019 23:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare fitoi sot 2-0 përballë Moldavisë në "Elbasan Arena", ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Cikalleshi dhe Ramadani ishin autorët e golave të këtij triumfi të rëndësishëm.

Pas ndeshjes, trajneri i Kombëtares, Edi Reja u shpreh se kjo fitore ishte detyrim pas humbjes në Islandë. Ai tha për “Supersport” se kuqezinjtë do të hynin në frikë nëse nuk e fitonin as këtë takim.

Reja u shpreh:

Na duhej fitorja dhe filluam mirë. E arritëm fitoren pasi duhej me lojën që ne bëmë. Djemtë ishin të shqetësuar nga humbja ndaj Islandës dhe nëse nuk do të fitonim, futbollistët do të hynin më shumë në frikë dhe ky do të ishte një problem. Xhaka? Duhej më shumë në ndeshjen me Islandën dhe kam një grup me 23 lojtarë dhe në një afat prej pak ditësh nuk kam çfarë bëj. Skema? Nuk fitohet pa djersitur dhe çdo fitore ka vuajtje. Në pjesën e dytë kishim Roshin më para dhe në çdo ndeshje duhet të djersijmë. Në mbrojtje patëm pak problem pasi kishin disa raste ata por me Cikalleshin dhe Roshin i dhamë skuadrës një tjetër frymë. Uzuni është një futbollist me lëvizje të madhe dhe i jep frymëmarrje sulmit. Duke krahasuar ndeshjen me Islandë.