JOQ Albania
Home

Policia tenton të arrestojë punonjësin që nuk mbylli biznesin, flet nëna: Urdhër pa njoftim, tekë e shefit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/06/2019 0:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditës së sotme, pak para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Moldavi ka ndodhur një incident pranë Elbasan Arena.

Nga videoja e dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania shihet një punonjës fast food-i të cilin tenton ta arrestojë policia.

Thuhet se arrestimi do të bëhej pasi ai nuk kishte pranuar që të mbyllte biznesin. Ndërkohë ka reaguar edhe nëna e djalit që për pak sa nuk u arrestua.

Ajo shkruan për JOQ Albania se urdhri erdhi pa asnjë njoftim, sa hap e mbyll sytë, për atë që ajo quan tekë e shefit që e urdhëroi.

Gruaja shpjegon djali shpëtoi nga arrestimi falë një gazetari. Sipas saj burri që urdhëroi arrestimin, është një zotëri me flokë të rënë. Zotëria që heshte me syze dhe po debatonte me një gazetar.

Mesazhi i qytetares:

Përshëndetje! Unë jam mamaja e atij djalit që kërkoi ta arrestonte policia për shkak se nuk pranoi që ta mbyllte biznesin. (urdhri sa hap e mbyll sytë, pa asnjë njoftim të mëparshëm, pra një tekë e shefit që e urdhëroi. Shpëtuam falë një gazetari të abc neës i cili arriti të mos e lejonte prangosjen…Ai që e arrestoi është ai zotëria me flokë të rënë. Zotëria që heshte me syze dhe po debaton me atë gazetarin.”

pak para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Moldavi.

Incident pranë Elbasan Arena.

Publiée par JOQ Albania sur Mardi 11 juin 2019