JOQ Albania
Home

Akullnajat ruajnë të freskët kokën 40 mijë vjeçare të ujkut gri
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/06/2019 7:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkencëtarët kanë mundur të gjejnë një kokë të madhe kafshe, të ruajtur më së miri nën akullnaja. Koka e kafshës dyshohet të jetë 40 mijë vjeçare.

Paraprakisht dyshohet të bëhet fjalë për kokën e një ujku, e cila është gjetur në Yakutia, në Siberi. Kafsha mund të ketë qenë 2-3 vjeçe në momentin që ka ngordhur.

Koka e gjetur është rreth 40 centimetra e gjatë, me thuajse dyfishin e gjatësisë së pasardhësit të tij modern, ujkut gri, i cili, në ditët e sotme e ka gjatësinë e kokës 23-27 centimetra.

Kafsha u gjet në qarkun artik nga një prej banorët e zonës, Pavel Efimov, në verën e vitit 2018, pranë lumit, Tirekhtyakh, por zbulimi u bë i ditur vetëm disa ditë më parë.

Shkencëtarët shprehen:

Kemi gjetur shpesh kafka të këtyre ujqve, por është hera e parë që zbulojmë një kokë me indet e buta dhe trurin të ruajtura më së miri”.

Koka u prezantua në Tokio, ku profesori japonez Naoki Suzuki tha se muskujt e fytyrës dhe truri janë ruajtur në gjendje të shkëlqyer. Po ashtu, shkencëtarët kanë gjetur edhe këlyshët.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania