JOQ Albania
Home

Të dhëna që lëndojnë: Të lindurit në vitet 2000 s’do të martohen kurrë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/06/2019 8:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse disa vite më parë njerëzit takoheshin disa herë mes tyre dhe më pas vendosnin të celebroheshin, konceptet për martesën, sikurse për shumë nocione të tjera në jetë, ka ndryshuar drastikisht.

Të rinjtë e sotshëm frekuentohen të paktën 6 muaj mes tyre, përpara se të vendosin të lidhin jetën në martesë.

Në 1950, ishte e zakonshme të fejoheshe pas disa takimesh. Sot, çiftet e moshës 25-34, takohen mesatarisht për gjashtë muaj përpara se të vendosin të martohen.

Aktualisht, sipas Pew Research Center, 25% e të lindurve në vitet 2000 nuk do të martohen kurrë.

Fobia nga angazhimet vjen me një variacion formash dhe masash.

Ka njerëz që kurrë nuk kanë për të vendosur marrëdhëniet të parat në listë, ka njerëz që krijojnë marrëdhënie, por i mbajnë partnerët në largësi, gjithashtu ka njerëz që e konsiderojnë veten te ndjeshëm dhe të ndershëm, por i’a mbathin sapo gjërat fillojnë bëhen serioze, shkruan OraNews.

Këta njerëz kanë një të përbashkët: Frikën nga lëndimi.

Çelësi është frika, frika nga intimiteti dhe lidhja e thellë emocionale. Njerëzit të cilët kanë frikë nga lidhjet ndjejnë se ata nuk duhet të ushqejnë ndjenja kur njohin dikë. Shpesh kjo nuk është e vetëdijshme, por ndodh në nivelin më të thellë të së pandërgjegjshmes.

Njerëzit janë krijime sociale, ne ndjejmë dashuri dhe kemi tërheqje emocionale.
Ka vetëm një mënyrë reale për të trajtuar këtë lloj frike, që është të pranosh faktin se ju nuk mund të përjetoni euforinë e dashurisë pa përjetuar gjithashtu edhe ankthin ose dhembjen e mundshme që mund të shkaktojë.

Në shumë mënyra trajtimi i kësaj frike është i ngjashëm me trajtimin e çrregullimeve të ankthit.