JOQ Albania
Home

U largua nga Bayerni, Robben mund të bëhet shok skuadre me një shqiptar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/06/2019 9:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas largimit nga Bayerni i Mynihut, Arjen Robben është në kërkim të një klubi të ri. Pas ofertave pafund nga Azia dhe Amerika, për holandezin, ka hyrë fuqishëm në garë edhe Lazio.

Është pikërisht, drejtori, Igli Tare, ai i cili po e drejton këtë operacion.

Drejtori shqiptar duket se ka në mendje të bëjë një tjetër goditje ‘alla’ Klose.

Robben është në fundin e karrierës dhe mund të jetë hera e fundit për të firmosur një kontratë. Lazio shpreson.

Klubi italian do të provojë për 35-vjeçarin dhe problem do të jetë pikërisht paga që Robben pretendon.

Por, nga ana tjetër mund t’ia vlejë edhe sakrifica, pasi Tare e di mirë sa vlen një transferim si ai i Robben nga ana e marketingut për klubin bardhekaltër.

Te Lazio, holandezi do kishte si shok ekipi, Thomas Strakoshën e kombëtares…

Burimi: Futboll Italia | Përshtati: JOQ Albania