JOQ Albania
Home

E kryer/ Daniele De Rossi bëhet me ekip të ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/06/2019 10:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Daniele De Rossi ka gjetur ekipin e ri ku do vazhdojë karrierën e tij.

Futbollisti italian u largua pas 17 vitesh nga klubi i tij i zemrës, roma dhe tashmë do vazhdojë karrierën te një ekip tjetër.

Duke parë që ai gëzon ende një formë relativisht të mirë, ofertat nuk i kanë munguar.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, De Rossi e ka gjetur klubin e ri.

Ai do të luajë përtej Atlantikut. Los Anxhelos do të jetë skuadra e re e 35-vjeçarit.

Daniele e ka pranuar ofertën e drejtuesve Amerikanë dhe sezonin e ardhshëm do të veshë ngjyrat e këtij klubi.

Italiani atje do të bashkohet me një yll siç është Karlos Vela dhe mund të bëjnë një dyshe simpatike.

Burimi: Futboll Italia| Përshtati: JOQ Albania