JOQ Albania
Home

Lukaku e thotë copë: Konte trajneri më i mirë në botë, e kam marrë vendimin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/06/2019 13:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Bomba" e merkatos së Interit duket se do Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg pritet të nënshkruajë me zikaltërit këtë verë dhe këtë e ka pohuar vetë lojtari.

Në një prononcim për “SportMediaset”, Lukaku ka deklaruar hapur se i pëlqen Italia dhe se Konte është trajneri më i mirë në botë.

Ai u shpreh:

Është gjë e mirë që Konte shkojë tek Interi, për mua ai është trajneri më i mirë në Botë. Përsa i përket të ardhmes time, unë tashmë e kam marrë një vendim, por që nuk mund ta them publikisht në respekt të Mançster Junajtid, më të cilët kam një kontratë. Jam një fans i madh i Serisë A, në të cilën gjithmonë kam dashur të luajë. Unë e dua Italinë. Agjenti dhe klubi po flasin, por unë e kam marrë vendimin tim”.

Burimi: Sport Mediaset| Përshtati: JOQ Albania