JOQ Albania
Home

Refuzuan dekretin e Metës/ Merren në mbrojtje anëtarët e KQZ, me truproja të njësisë speciale
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/06/2019 13:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej pak ditësh 5 anëtarë të KQZ janë marrë në mbrojtje nga njësia speciale e policisë, të cilët janë në dispozicion të tyre. Kjo pasi ata refuzuan dekretin e metës për të anuluar zgjedhjet lokale.

Nuk dihet nëse drejt tyre ka patur kërcënime, apo është një manovër për të rritur vëmendjen e publikut.

Nënkryetari i KQZ Denar Biba mbajti një mbledhje ditën e sotme të kryesuar nga ai. Kryetari Klement Zguri nuk ishte i pranishëm për shkak të anulimit të zgjedhjeve.

Njoftimi i plotë i KQZ-së për rendin e ditës së sotme

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.