JOQ Albania
Home

Sportisti më i paguar në botë, Messi fiton duelin me Ronaldon
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 15:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi është atleti më i paguar për 2018-ën. Sipas revistës "Forbes", Messi ka arkëtuar për 2018-ën, plot 127 milion dollarë.

Në vendin e dytë renditet rivali më i madh i Messit, Cristiano Ronaldo. Portugezi gjatë vitit të kaluar, ka pasur të ardhura nga paga, në shifrat e 109 milion dollarëve.

Ndërsa treshja mbyllet më brazilianin e PSG, Neymar, me 105 milion dollarë. Ndërkohë boksieri Floyd Mayweather që renditej në vendin e parë vitin e shkuar, është zhdukur nga dhjetëshja e parë.

E vetmja femër në 100 vendet e para është tenistja e njohur, Serena Williams me 29.2 milion dollarë në vit. Pesë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton dhe Anthony Joshua, janë sportistët britanikë më lart në klasifikim, pikërisht në vendin e 1, me rreth 55 milion dollarë pagë.

Që pas publikimit të kësaj liste nga "Forbes" për herë të parë në 1990-ën, Messi është futbollisti i dytë që zë vendin e parë pas Cristiano Ronaldos.

Ja 10 sportistët më të paguar

Lionel Messi $127m (£99.8m)

Cristiano Ronaldo $109m (£85.6m)

Neymar $105m (£82.5m)

Canelo Alvarez $94m (£73.8m)

Roger Federer $93.4m (£73.3)

Russell Wilson $89.5m (£70.3m)

Aaron Rodgers $89.3m £70.1m)

LeBron James $89m (£69.9m)

Stephen Curry $79.8m (£62.7m)

Kevin Durant $65.4m (£51.3m)

Burimi: BBC|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania