JOQ Albania
Home

“Ku shkoi vëllazëria jonë?” Dhunohet portieri turk në ndeshjen Kosovë-Turqi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/06/2019 17:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një episod i shëmtuar ndodhi në stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, atje ku Kosova U-21 fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Turqisë U-21 me rezultatin 3-1.

Pala turke pretendon se një prej rojeve të sigurisë në stadium, kishte rrahur portierin e tretë të Turqisë.

Skandali është denoncuar nga trajneri i 21-vjeçarëve të Turqisë, Vedat Incefe, i cili ka akuzuar si shkaktarë të dhunës anëtarët e sigurisë.

Në një video të shpërndarë nga mediat kosovare, trajneri turk, shfaqet duke kërkuar llogari para përgjegjësve të stadiumit, duke denoncuar rastin në fjalë.

Ai thotë:

Nuk mund ta pranoj sulmin ndaj lojtarit tim. Një person i sigurimit e ka shtyrë, e ka futur brenda e ka rrahur me grushte portierin.  Kërkoj të dijë pse ndodhi kjo? Është e pafalshme. ku shkoi vëllazëria mes Kosovës dhe Turqisë? Pse duhet të ndodhte? Më gjeni personin që e bëri këtë”.