JOQ Albania
Home

Abuzonte seksualisht me futbollistët e vegjël, 24 vite burg për ish-trajnerin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/06/2019 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-trajneri i të rinjve te skuadra angleze e Southamptonit është përfshirë në një skandal të turpshëm seksual.

Bob Higgins është dënuar me 24 vite e 3 muaj burg, pasi ka abuzuar seksualisht me futbollistët minorenë.

66-vjeçari e ka bërë këtë gjë 45 herë, duke abuzuar me 24 futbollistë të vegjël te skuadra që ka drejtuar në periudhën 1971-1996.

Gjykatësi Piter Krabtr u shpreh:

Një manipulator, i cili ka abuzuar me pozicionin e tij. Të gjithë i besonin, pasi konsiderohej një trajenr i respektuar. Djemtë e vegjël e kishin si idhull dhe bënin gjithçka për t’i pëlqyer këtij trajneri”.

Nuk është hera e parë që ai akuzohej për këtë çështje, pasi edhe në fillim të viteve ’90, Higgins ishte lënë i lirë pas akuzave të ngjashme dhe ishte kthyer të ushtronte detyrën e tij.

Klubi i Southamptonit u ka kërkuar falje publikisht viktimave të abuzimit seksual nga ky trajner.

Burimi: The Guardian| Përshtati: JOQ Albania