JOQ Albania
Home

‘’Kam kaluar periudhën më të vështirë’’/ Lori Hoxha flet për herë të parë për problemet shëndetësore
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/06/2019 17:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lori Hoxha është një prej vajzave më të komentuara në showbiz-in shqiptar.

Ajo është bërë shpesh herë kryefjala e mediave rozë për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Trashëgimtarja e Top Channel poston shumë shpesh në profilin e saj në Instagram foto nga pushimet e saj nëpër vende përrallore, por nuk ka ndarë kurrë detaje nga jeta e saj private.

Kurse së fundmi Lori Hoxha ka bërë diçka që se ka bërë kurrë më parë.

E themi këtë, pasi ajo ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram disa foto nga pushimet e saj. Deri këtu nuk ka asgjë, për t’u habitur pasi Lori e bën shpesh këtë gjë.

Por, ajo i ka habitur të gjithë pasi ka treguar sëmundjen nga e cila ka vuajtur.

Krahas fotove që ka postuar ajo ka shkruar:

Këtë periudhë, vitin e kaluar kam postuar shumë pak pasi kam kaluar periudhën më të vështirë nga ankthi dhe paniku. Falënderoj zotin për ndryshimin dhe zhvillimin tim.”