JOQ Albania
Home

Diferencimi me Maqedoninë e Veriut për negociatat, Rama del blof me argumentat
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Parlamenti hollandez votoi ditën e sotme kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nga 150 vota në total, 105 deputetë votuan kundër Shqipërisë. Por nuk është ky problemi më i madh, pasi në orët e fundit është bërë një diferencim ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me qëndrimet e Holandës, kryeministri Edi Rama ka fajësuar forcat e ekstremit të djathtë. Megjithatë kjo alibi e Ramës, hidhet poshtë nga vendimi i sotëm i Holandës, i cili e ka diferencuar vendin tonë nga Maqedonia e Veriut.

Kujtojmë këtu se më parë, Rama është pyetur në një studio televizive, se çfarë ndodh nëse do të ketë diferencim. Asokohe Rama tha se nëse do të ndodhë një skenar i tillë, e ka fajin opozita.

Holanda gjithashtu më parë dërgoi në Komisionin Evropian kërkesën për kthimin e vizave për shqiptarët, ndërsa tashmë vjen edhe goditja e radhës me "JO"-në për hapjen e negociatave.