JOQ Albania
Home

Flet ministri i Jashtëm holandez: Ja pse bllokuam Shqipërinë, KE foli para kohe
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12/06/2019 21:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Jashtëm i Holandes, Stef  Blok ka folur për vendimin që ka marrë Holanda për ti thënë Jo Shqipërisë.

Stef  Blok u shpreh se:

Rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm. Shqipëria nuk i ka plotësuar kriteret për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më herët Parlamenti Holandez ka votuar edhe për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, vendim të cilin tashmë ia ka kaluar për shqyrtim Komisionit Europian”.

Holanda ka dhënë sot një vendim të fortë për Jo për hapjen e negociatave me Shqipërinë duke argumentuar se vendi ynë nuk ka plotësuar asnjë kusht për krimin dhe drogën.

Vendimi është marrë nga parlamenti, ndërsa i rekomandohet Komisionit Europian të mos hapë negociatat. Si shkak kryesor bëhet me dije se është mosarritja e rezultateve në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme vëren se në bazë të këtij raporti të progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura, duke i bërë kështu thirrje qeverisë holandeze të mos pranojë propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE.