JOQ Albania
Home

Djali i vogël merr pecetën higjienike nga tualeti i motrës dhe e vë në krah: Është një leukoplast i madh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/06/2019 22:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë i vogël kishte shkuar në tualetin e së motrës dhe kishte marrë borxh atë që ai mendonte se ishte një leukoplast i madh.

Brody Baca, nga Riverside, California, u lëndua pak në krahun e tij dhe donte që plagës t’i vinte një leukoplast.

Pasi shkoi dhe “gërmoi” në banjon e së motrës ai mendoi se më në fund e gjeti atë që kërkonte. Një pecetë higjienike të cilën ai e mori për leukoplast të madh.

Në një video gazmore të shpërndarë në rrjet, vogëlushi qëndron përpara kamerave duke folur me nënën e tij, Krystal rreth asaj që kishte vënë në krah.

Kur e ëma e pyeti se çfarë kishte në dorë, ai u përgjigj:

Një leukoplast nga Paigee. Sapo ia mora borxh. Është si ajo që Paigee përdor kur ajo lëndohet në praktikën e bejsbollit dhe kur kam të vrara unë kam nevojë për Band-Aids si këto.”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania