JOQ Albania
Home

Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë drejt Kishës së Laçit
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12/06/2019 22:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mijëra pelegrinë i janë drejtuar Kishës së Shna Ndout në Laç në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutjeje për t’ju plotësuar dëshirat.

Pelegrinazhi 13 javor në këtë vend të shenjte kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor.

Një pelegrinazh i tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje ose falenderimi që i dërgohet  shenjtorit "Shën Antoni i Padovës" ose siç njihet në vendin tonë, "Shna Ndou", i cili njëherësh bën edhe mrekulli.

Për mbarvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar forcat e policisë dhe pushteti vendor, të cilat kanë marrë një sërë masash.

Sipas besimtarëve, lutjet në këtë vend të shenjtë i dërgohen shënjtorit Shna Ndou, i cili bën mrekulli nga më të paimagjinueshmet.

Nga viti në vit shënohet një fluks në rritje i personave që kryejnë pelegrinazh në këtë vend të shenjtë.