JOQ Albania
Home

“Foshnjat e lindura në vitin 2019 mund të dëshmojnë kolonitë e para njerëzore në Mars”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/06/2019 22:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fëmijët e sotëm mund të jenë dëshmitarë të kolonive njerëzore në Mars.

Ky është vizioni i një shkencëtari britanik, i cili beson se planeti i kuq mund të bëhet shtëpia jonë e dytë brenda 100 viteve të eksplorimit të hapësirës.

Lewis Dartnell, nga Universiteti i Westminsterit, thotë se zhvendosja në planetët e sistemit diellor është e afërt, teksa teknologjia dhe mjekësia vazhdojnë të përparojnë.

Së bashku, ato mund të nënkuptojnë se foshnjat e lindura në vitin 2019 do tw jenë në gjendje të dëshmojnë përhapjen e njerëzimit në hapësirë.

Në një intervistë me Jeff Parsons nga Metro, Dartnell tha:

Në 100 vitet e ardhshme, është shumë e mundshme që të kemi një koloni të vetë-mbështetur në Hënë ose Mars. Këto pastaj mund ta mbajnë veten duke shkuar dhe të shërbejnë si një lloj skedari rezervë nëse ne pësojmë ndonjë lloj ngjarje apokalipsi këtu në Tokë.”

Parsons shton më tej se Marsi ka më shumë gjasa për qenë një destinacion [se sa Hëna], sepse ofron më shumë mundësi. Hëna është më afër, por është shumë më shterpë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania