JOQ Albania
Home

Sipër ndodhej një nënë me fëmijë, kris xhami i ‘dyshemesë’ në katin e 103-të të ndërtesës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/06/2019 0:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Turistët në Kullën Willis kanë parë tmerr me sy kur dyshemeja në një nga “dhomat” e tejdukshme ka krisur.

Këto ‘dhoma’ të vogla prej xhami janë të vendosura në katin e 103-të të një kulle dhe u mundësojnë turistëve që të shohin rrugët poshtë që sipër qiellgërvishtëseve.

Vetëm kur i sheh të pushton frikë e jo më të dëgjosh se xhami në një prej tyre ka krisur.

Një dëshmitar tregoi se dëgjoi një zhurmë dhe më pas xhami krisi në qindra pjesë të vogla. Thuhet gjithashtu se në atë moment sipër platformës ndodhej një nënë dhe dy fëmijët e saj.

Treshja po shihnin pamjet që të ofron nga Kulla Ëillis, e cila, është ndërtesa më e lartë në Çikago dhe e dyta më e lartë në Shtetet e Bashkuara.

Si pasojë e incidentit nuk raportohet për të lënduar ndërsa një zëdhënës i Kullës tha se asnjë prej vizitorëve nuk ishte në rrezik, pasi xhami është pjesë e një shtrese mbrojtëse të veshjes mbi krye të ‘Skydeck’.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania