JOQ Albania
Home

Tahiri e pranon që ka gabuar, në përvjetorin e PS uron socialistët e thjeshtë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12/06/2019 23:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar për 28-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Pas shumë kohësh në qetësi Tahiri është rikthyer në rrjetet sociale, teksa në këtë ditë të veçantë uron socialistët e thjeshtë.

Ish-ministri i Brendshëm, thotë se ata kurrë nuk e kanë humbur besimin ndërsa politikanët e tjerë përfshirë dhe vetë atë edhe kanë gabuar.

Nga PS në këtë ditë nuk ka pasur festime, por të gjithë me kryeministrin Edi Rama, janë të shpërndarë në Shqipëri për të vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale.

Postimi i plotë i Tahirit:

E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare. Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim. Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve. Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre! Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine!#gezuar28vitePS."