JOQ Albania
Home

Takon pas 75 vitesh të dashurën e luftës, veterani: Të kam dashur gjithmonë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2019 9:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një veteran lufte ka mundur të takojë sërish pas 75 vitesh, të dashurën e tij, nga e cila u nda për shkak të luftës.

Kara Troy (KT) Robbins, ushtar amerikan i vendosur në veri-lindje të Francës, në vitin 1944 ra në dashuri me 18-vjeçaren franceze Jannine Pierson.

Pas një romance të shkurtër, një mëngjes 24 vjeçarit Robbins i duhej të lagohej me nxitim nga fronti perëndimor. Më vonë, në Shtetet e Bashkuara, ai u martua me një femër tjetër.

Vajza, Jannine, tashmë e plakur, kujton:

Kur ai u largua me shpejtësi, unë qava. Sigurisht, isha shumë e mërzitur. Do të doja që pasi të përfundonte lufta, ai të mos kthehej në Amerikë”.

Pas përfundimit të luftës, vajza nisi të mësonte disa fjalë në anglisht, me shpresën se një ditë Robbins do të kthehej në Francë.

Por edhe pse u martua e u trashëgua, Robbins e mbante gjithmonë në zemër të dashurën e tij të luftës.

Kur u kthye në Francë këtë muaj, duke qenë se ishte përvjetori i ditës së veteranëve dhe të rënëve të luftës, ai kërkonte kudo imazhin e të dashurës, me shpresën se ajo do të ishte ende gjallë.

Robbins u njoh me një gazetar francez, i cili e ndihmoi të gjurmonte të dashurën e luftës dhe të organizonte takimin mes tyre.

Teksa e shikonte me sytë e mbushur me lot, Robbins i tha të dashurës së tij:

Të kam dashur gjithmonë. Ti nuk ke dalë kurrë nga zemra ime”.

Ndërsa duke qeshur, Pierson tha në frëngjisht:

Ai më tha që më do. Këtë e kuptova shumë mirë”.

I pyetur se pse nuk u kthye më në Francë për të gjetur të dashurën e tij, Robbins tha se kur martohesh, disa gjëra nuk i bën dot më.

Tani ata të dy kanë ngelur të ve, pasi bashkëshortët respektivë kanë ndërruar jetë. Çifti i të dashuruarve ndenjën për pak kohë bashkë, e më pas Robbins do të kthehet sërish në Amerikë, për ta lënë të dashurën e tij aty ku e gjeti, në Francë, me shpresën që do të takohen sërish sëshpejti.

Burimi: EuroNews |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania