JOQ Albania
Home

E vërtetuar nga arkeologët: Kanabisi konsumohej në Kinë 2500 vite më parë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2019 10:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që bota sot është në dilemë nëse kanabisi është një bimë kurative apo një lloj droge, arkeologët që po punojnë në një sajt kinez, kanë zbuluar që lënda narkotike konsumohej rreth 2500 vjet më parë.

Këtë dëshmi e vërtetojnë gjurmët e para të gjetura në qeramikë në 8 varre në varrezën e Jirzankal, në lindje të vendit.

Rasti është shpjeguar në revistën Science Asvances nga një grup kërkuesish gjermanë dhe kinezë, i drejtuar nga Nicole Boivin, e insitutit Max Planck , për shkencën dhe historinë njerëzore.

Sipas të dhënave, kanabisi nuk konsumohej në mënyrë të përditshme, por gjatë riteve fetare dhe ceremonive të ndryshme.

Analiza e gurëve dhe enëve të ndryshme prej druri kanë treguar se bima e kanabisit që përdorej, kishte nivele të larta të tetracannabinolo (përbërësi më i fortë psikotik i kanabisit).

Sipas kërkuesve, kjo gjë është shenjë që njerëzit e asaj periudhe dinin të punonin me lloje të ndryshme të kësaj bime, duke zgjedhur atë që kishte thc-në më të lartë.

Me shumë mundësi kanabisi konsumohej gjatë ceremonive mortore.

Burimi: TgCom24 |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania