JOQ Albania
Home

Imami: Kur rreh gruan, i kujton se është sjellë keq
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2019 10:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një imam që jeton dhe ushtron aktivitetin e tij fetar në Michigan, SHBA, është filmuar teksa mban një fjalim përpara studentëve dhe u propozon atyre të "rrahin gratë".

Videoja është publikuar nga Middle East Media Research Institute.

Në filmimin e shkurtër, i cili është bërë publik më 27 maj, imami shiit Bassem al-Sheraa flet para studentëve në Qendrën Islame Az-Zahraa, në Detroid.

Sipas imamit, në Kuran flitet për një lloj dhunimi i cili nuk shkakton dhimbje dhe nuk lë shenja të kuqe në trup.

Ai shton:

Profeti tha se dhuna është për t’i kujtuar gruas se është sjellë keq, në momentet kur fjala nuk sjell ndryshim të sjelljes së saj".

Al-Sheraa paralelizoi dhunën e burrit ndaj gruas me sjelljen që bëjnë prindërit, kur fëmijët nuk u binden, për t’i disiplinuar ata.

Ai shtoi:

Është sikur fëmija juaj të tentojë të prekë rrymën elektrike, apo zjarrin. Çfarë bëni ju në këto raste? Ose në rastet kur fëmija juaj merr të fusë në gojë diçka të rrezikshme. Çfarë bëni ju? E qëlloni në dorë për t’i kujtuar se është veprim që nuk duhet të bëhet."

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania