JOQ Albania
Home

Samsung duke punuar për një smartfon “pa kufij”, kështu mendohet të jetë Galaxy S11
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/06/2019 23:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duhen ende shumë muaj nga lançimi i gjeneratës së re të celularëve nga Samsung, por kjo nuk i ka penguar “teoritë” të qarkullojnë.

Sipas patenteve të fundit të publikuara, Samsung mund të jetë duke punuar në një smartfon pa kufij.

Ky celular i zgjuar, që mendohet të jetë Galaxy S11, ka një ekran që rrethon anët e pajisjes, duke ofruar jo vetëm një panel të plotë frontal, por gjithashtu një sasi të konsiderueshme të ekranit që përfshin të katër anët e pajisjes.

Këto detaje vijnë nga ekipi i ‘Let’s Go Digital’, të cilët e kanë ndjekur historinë e dizajnit për disa kohë.

Thuhet gjithashtu se kamera e përparme dhe sensorët e lidhur zbatohen në pjesën e lakuar të ekranit.

Ekrani i lakuar siguron që e tërë pamja duket mirë estetikisht. Sensori i gjurmëve të gishtit gjithashtu procesohet nën ekran.