JOQ Albania
Home

Gjak në tokë e makinë e shkërmoqur/Pamjet pak momente pas aksidentit me 4 viktima në Tiranë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/06/2019 9:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tragjik dhe me pasoja fatale ka qenë aksidenti i djeshëm, i bërë në aksin Elbasan-Tiranë, pranë rreth-rrotullimit të TEG.

E gjithë familja Biba me 4 anëtarë, babai, nëna dhe dy vajzat, ndërruan jetë, ndërsa në gjendje kritike për jetën ndodhet dhëndri i kësaj familje, i cili ishte edhe drejtues i mjetit tip Benz.

JOQ.al ka mundur të sigurojë disa pamje fill pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Në pamjet e JOQ.al dallohet automjeti i ndaluar, i përplasur me bordurën, ku siç thanë dëshmitarët, ka bërë disa saltro nga rrethrrotullimi, deri tek karburanti më i afërt që ndodhet në atë zonë.

Në rrugë vihen re njolla gjaku si dhe një grumbull njerëzit të mbledhur pranë një trupi të vendosur në tokë, i cili dyhohet të jetë trupi i njërës prej viktimave.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke udhëtuar automjeti, por edhe mungesa e ndriçimit.

Aksident tragjik në Tiranë, vdesin nëna dhe tre fëmijët

“Vajza ishte ndarë më dysh, i ishte këput koka”, detaje mbi aksidentin e tmerrshëm në Tiranë

Hëngrën darkën e ditëlindjes/Në aksident u shua e gjithë familja, shpëtoi vetëm dhëndri